Rreth 900 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në Itali të shkaktuara nga vala e re e shiut.
Më shumë se 500 persona u evakuuan në zonën e Ravenës dhe 200 prej tyre në Bolonja. Të gjithë të tjerët u evakuuan gjithashtu nga rajoni Emilia-Romagna, raporton ANSA.
Rreth 900 vullnetarë të mbrojtjes civile po ndihmojnë në emergjenca, duke përfshirë shumë që kanë fluturuar nga rajonet fqinje./FolDrejt/