Në qytetit Derna, në Libi afër 2000 njerëz vdiqën nga përmbytjet.
Turqia ka reaguar nëpërmjet dërgimit të ndihmave pët vendin, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Turqia po dërgon tre aeroplanë me një ekip shpëtimi dhe ndihma humanitare në Libi, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme turke, pasi gati 2000 njerëz vdiqën nga përmbytjet në qytetin libian Derna.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkroi në platformën X (Twitter) se ekipi turk i shpëtimit ka 168 anëtarë dhe se Ankaraja po dërgon dy automjete shpëtimi dhe dy varka shpëtimi.
Erdogan deklaroi se avioni do të transportojë ndihma humanitare të përbërë nga qindra tenda, gjeneratorë, ushqime, produkte higjienike dhe rroba./FolDrejt/