Mbi 10 mijë persona janë prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat intensivë në Kolumbi.
Shirat e dendur në zonën El Bagre në rajonin administrativ Antioquia të vendit shkaktuan tejmbushjen e lumenjve Nechi dhe Tigui, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet njoftuan se mbi 10 mijë persona janë prekur nga reshjet dhe se në disa rajone janë kryer evakuime.
Në rajonin ku shtëpitë dhe tokat e mbjella kanë mbetur nën ujë, për shkak të përmbytjeve janë mbyllur pjesërisht rrugët që çojnë në rajon.
Si pasojë në rajon është shpallur situatë emergjente dhe po bëhen përpjekje për dërgimin e ndihmave për familjet e prekura nga fatkeqësia.
Njësia Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë ka paralajmëruar se shirat intensivë mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu dhe përmbytje në mbi 70 qyteza në rajonin e Antioquia-s dhe në lidhje me këtë u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm./FolDrejt/