Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë zhdukur pasi shirat e mëdha shkaktuan përmbytje të mëdha në pjesë të Gjermanisë, duke dëmtuar shtëpitë dhe duke prishur transportin.
Policia në qytetin perëndimor të Koblenz tha në një postim në Twitter të Enjten se katër njerëz kishin vdekur në qarkun Ahrweiler, me rreth 50 të tjerë të bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre duke pritur shpëtimin, raporton Al Jazeera, përcjell FolDrejt.com.