Gjatë përmbytjeve që kanë përfshirë kryeqytetin Seul të Koresë së Jugut dhe zonat përreth, për vdekje kanë pësuar 11 persona.
Agjencia e lajmeve Yonhap lajmëron se janë përmbytur më shumë se 3.700 shtëpi, mes të cilëve shumica në Seul, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kërkimi vazhdon për tetë të zhdukurit.
Më shumë se 980 persona nga 548 familje u zhvendosën, kryesisht në Seul. Në këtë vend 4.297 persona nga 2.042 familje u evakuuan përkohësisht./FolDrejt/