Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në verilindje të SHBA-së, dhe një grua ka vdekur, ndërsa një paralajmërim është në fuqi për më shumë se 13 milionë amerikanë në shtetet amerikane të Nju Jorkut, Maine dhe Vermont.
Stuhia filloi gjatë fundjavës dhe vazhdoi të hënën, raportoi Reuters.
Sipas vlerësimit paraprak të agjencisë meteorologjike AccuWeather, janë shkaktuar dëme dhe humbje ekonomike prej tre deri në pesë miliardë dollarë./FolDrejt/