Tre persona kanë vdekur dhe të paktën një është zhdukur pasi një sasi rekord reshjesh goditi Auckland, qyteti më i madh në Zelandën e Re, ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme, raportoi sot AP.
Kryeministri Chris Hipkins fluturoi në Auckland me një avion ushtarak pasi u shpall një gjendje e jashtëzakonshme në rajon.
“Prioriteti ynë është të sigurohemi që banorët e Oakland të jenë të sigurt, të kenë strehim dhe të kenë akses në shërbimet bazë që u nevojiten,” tha Hipkins./FolDrejt/