Një situatë apokaliptike është krijuar në ishullin e Porto Rikos si pasojë e uraganit Fiona, që ka goditur vendin prej pasdites së të dielës.
Rrugët janë shndërruar në lumenj, ndërkohë që është ndërprerë energjia elektrike, kryesisht për motive sigurie.
Furia e përmbytjeve ka shkatërruar gjithçka që ka gjetur përpara, mes të cilave dhe urat e reja të ndërtuara pas uraganit Maria që goditi vendin 5 vite më para.
Mijëra banesa janë dëmtuar rëndë nga erërat e forta, ndërkohë që banorët janë strehuar nga autoritetet në qendra të përbashkëta.
Sipas Qendrës Amerikane të Uraganeve, situatë problematikë paraqitet në qytetin Utuado dhe në juglindje të Mayaguez.
Më herët, presidenti amerikan, Joe Biden, dha aprovimin për shpalljen e gjendjes së emergjencës në ishull, ndërkohë që të gjitha fluturimet janë ndërprerë.