Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se moti gjatë ditës së sotme, do të jetë më i ngrohtë, raporton Fol Drejt.
Sipas IHK-së, sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell.
Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare./FolDrejt/