Presidenti i kompanisë MediaforEurope, Fedele Confalonieri tha sot se gjendja shëndetësore e pronarit të kompanisë dhe ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi është përmirësuar në mënyrë drastike, pasi ai u shtrua dje në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
“Sot jemi më optimistë, ai sot duket shumë më mirë se dje”, tha Conalonieri, transmeton Fol Drejt.