Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka përndjekur një shtetase.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.M. ka përndjekur për disa kohë 18 vjeçaren me iniciale I.B.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariarin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur shtetasen I. B., 18 vjeçe’, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/