Bashkimi Europian përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme në maj 2019, por tema që dominon më së shumti është emigracioni. Një anketë e kryer nga Denkfabrik European Council on Foreign Relations, e cila ka anketuar 46 mijë persona në 14 shtete të ndryshme, ka vërtetuar se frika më e madhe e gjermanëve, danezëve, austriakëve dhe suedezëve është emigracioni.
Kjo shihet si një frikë për shtimin e votuesve ndaj partive populliste të djathta në Europë, që krahas politikës anti-emigracion dhe pro-shpërbërjes së BE, sipas dokumentave të fundit të publikuar nga SPIEGEL, nxiret në pah se shumica e tyre janë edhe të financuara nga Rusia. Mes tjerash, rritja e mbështetjes ndaj partive të ekstremit të djathtë, do të thotë njëherësh edhe më pak disponim për pranimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës në BE./Foldrejt.com