Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për planin, projektet dhe synimet që ai ka nëse zgjidhet si kryetar i kryeqytetit, garë kjo e cilat do të mbahet më 14 nëntor 2021.
Problemet e qytetarëve të Prishtinës, kaosi në komunikacion, transporti publik, zhvillimi ekonomik, ndërtimi i shkollave e qasja e të gjithëve në çerdhe, kyçjet në ngrohtoren e qytetit, shëndetësia, janë disa nga temat për të cilat ka folur Rama gjatë kësaj interviste.
Rama u shpreh se komunikacioni në kryeqytet është në gjendje kaotike, por se ai merret tash e 17 vite me analiza të urbanizmit në Komunën e Prishtinës dhe i kupton problemet por edhe mundësitë që ofrohen në kryeqytet.
Ai thotë se në zonat urbane mungon pastërtia e gjelbërimi, ndërkaq sa i përket pjesës “Prishtina e përjetimeve”, tha se Komuna e Prishtinës ka potencial të madh dhe duhet të mundësojë përjetime përmes artit, organizimit të festivaleve e ngjarjeve tjera.
Rama tha se problemet janë të ndërlidhura njëra me tjetrën, duke theksuar kështu se mungesa e shkollave në zonat e reja urbane si Veterniku, Mati, Sofalia, e Kodra e Trimave, Arbëria ku ka pasur zhvillime të zonave rezidenciale, zgjerim të shpejt, por nuk u është paraprirë me infrastrukturë në shëndetësi, ose në këtë rast edhe të arsimit, pasi në këto zona siç tha ai nuk ka shkolla.Raporton Telegrafi percjell Foldrejt.com