Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi për hapjen zyrtare të “Race for the cure Prishtina 2023”, e cila ka për qëllim vetdijesimin për kancer të gjirit tek gratë.
Për këtë Rama njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“U bë hapja zyrtare e “Race for the cure Prishtina 2023’’. Ngjarje me rëndësi shumë të madhe për mbrojtjen e jetëve të nënave, motrave dhe grave tona.
Kjo fushatë ka për qëllim vetdijesimin për kancer të gjirit tek gratë. Kontrollat e rregullta dhe trajtimi në faza të hershme janë arma kryesore për parandalimin e kësaj sëmundje.
Shëndetësia në kryeqytet ka marrrë masa që ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit;
Prishtina ka tre aparate të mamografit,
Mamografia është falas,
Nuk ka rend të pritjes për mamografi,
Suvencionim për të gjitha gratë me kancer
Ne po bëhemi bashkë në luftën kundër kancerit e për këtë falënderoj Izet Sadiku, Drejtorin e Shëndetësisë, OJQ Renesanca, Klubi Alpin Prishtina, MC Eagles, Marakli t’Biçikletave, Aeroklubi Prishtina, Ipeshkvia e Kosovës, Bashkësia Islame, Federata e sporteve, String Strings, Diana Toska dhe të gjithë vullentarët tjerë të cilët po bëjnë një punë të mrekullueshme”, u shpreh Rama në Facebook./FolDrejt/