Pjesëtari i shoqërisë civile, përkatësisht koordinatori i projekteve në organizatën KDI, Eugen Cakolli, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për të ironizuar me kruen e ri të Prishtinës, Përparim Ramën.
Duke komentuar mos azhuritetin e autoriteteve komunal për sanim të kaosit që e kanë diktuar rreshjet e fundit në kryqytetit, Cakolli poashtu në trajtë shpotie dhe nëntekstshëm e ka kritikuar prolongimin që i pari i Prishtinës po bën në raport me përzgjedhjen e drejtorëve të qeverisë së kryeqytetit.
Opinionisti Cakoli nuk e ka abslovuar as nivelin qendror, duke e kritikuar edhe atë për mos-efikasitet në mirëmbajtjen e rrugëve rajonale.
Postimi i plotë :
Mirë që ende nuk janë emëruar drejtorët komunal në Prishtinë, sepse Drejtorin e Skijimit ish dashtë me shpallë punëtor të vitit, qysh tash. E pabesueshme sa shpejtë arriti t’i transformojë sheshet, rrugët e rrugicat në pista skijimi. Njëjtë vlen edhe për Ministrinë e Skijimit, që veproi njëjtë me autostradat, magjistralet dhe rrugët rajonale.