Përpjekjet e liderit të Likud, Benjamin Netanyahu për të formuar shpejt një qeveri nuk po shkojnë siç ishte planifikuar pasi një partner i mundshëm i koalicionit të ekstremit të djathtë ka kërkuar pozitën e ministrit të mbrojtjes në qeveri.
“Kishte keqkuptime dhe mosmarrëveshje rreth Smotrich. Shpresoj se do të zgjidhet së shpejti,” tha deputeti i Likud Miki Zohar për Radio Khan, duke shtuar se mbrojtja është departamenti më i rëndësishëm për Likud.
Ligjvënësit nga Partia Zioniste Fetare po kërkojnë që lideri i partisë Bezalel Smotrich të bëhet ministër i mbrojtjes në mënyrë që të ndikojë në politikën në Bregun Perëndimor, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.