Lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës ka reaguar edhe presidentja Osmani, e cila ka konsideruar se vendimet për reciprocitet janë në shërbim të gjithë qytetarëve pa dallim.
Në faqen e saj zyrtare në Facebook, presidentja Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi, transmeton Fol Drejt.
Njëkohësisht ajo ka bërë të ditur se janë duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Krejt në fund, ajo ka theksuar se synimi i Vuçiqit për destabilizim do të dështojë./FolDrejt/
Postimi i plotë i presidentes Osmani:
Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes. Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar.
Përpjekjet e Vuçiqit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë.