Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik.
Një 15-vjeçar me iniciale N.P, ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, 15-vjeçarin me iniciale P.M, banues në fshatin Shtëpanjë.
I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Abc mëson se autori i dyshuar i plagosjes është kapur menjëherë nga shërbimet e policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/