Përplasja e një anije mallrash me një cisternë gazi në afërsi të Gjibraltarit ka bërë që në det të derdhet një sasi e konsiderueshme nafte, duke vënë në alarm autoritetet vendase.
Anija që transportonte 215 ton naftë të papërpunuar, 250 ton naftë diesel dhe 27 ton vaj lubrifikant, është afruar në cektinë për të parandaluar fundosjen e saj në gjirin e Gjibraltarit. Të gjithë 30 personat në bord, përfshirë 24 anëtarë të ekuipazhit dhe 6 topografë, u evakuuan.
Zyrtarët vendas thanë se rrjedhja e naftës përbën një shqetësim madhor, megjithatë sipas tyre ajo është arritur të vihet nën kontroll në masë të madhe. “Prioriteti ynë janë koralet në zonë, u shprehën ata, si dhe heqja e naftës përhapjen e së cilës, për momentin e kemi izoluar”. Policia njoftoi se ka arrestuar një person që besohet të ketë lidhje me incidentin, por pa dhënë detaje të mëtejshme mbi të, apo rolin që mund të ketë patur në këtë ngjarje.
Përplasja ndodhi kur anija e mallrave OS 35 po lëvizte për të dalë nga Gjiri i Gjibraltarit. Anijet e mallrave përdoren për transportin e mallrave të ngurta si drithi, dhe karburanti në bord përgjithësisht është ai i përdorur prej tyre vetë. Cisterna e gazit të lëngshëm natyror nga ana tjetër, nuk ka pësuar dëme të konsiderueshme. Pas incidentit, porti i ngarkuar i Gjibraltarit u mbyll përkohësisht./tch/