Një aksident fatal u ka kushtuar me jetë 22-vjeçares shqiptare dhe 3 fëmijëve.
Siç bëhet e ditur në mediat italiane, aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në rrugën mes Via Emilias dhe Parmës, me ç’rast makina me të cilën udhëtonin viktimat u përplas me një shtëpi të pabanuar.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, ka humbur jetën një 22-vjeçare shqiptare dhe 3 fëmijë që u përkasin moshave 2, 8 dhe 12-vjeç, prej të cilëve njëri dyshohet të ketë qenë fëmijë i çiftit, ndërkohë dy të tjerë të afërm të tyre
Krahas viktimave, partneri i 22-vjeçares shqiptare ka marrë lëndime të rënda.
Policia po merret me hetimin e shkaqeve të aksidentit./FolDrejt/