Ganimete Musliu, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka dorëzuar sot një padi kundër ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, transmeton Fol Drejt.
Më saktë, deputetja e ka paditur ministrin për shpifje.
“Fakti që do ta ushtojë detyrën time si deputete e përgjegjshme dhe me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të bujqve e fermerëve që zotëroi Peci i ka gënjyer atij i ka penguar adresimi i çështjes që kam shtruar dhe në mungesë të fakteve ai degradon me akuza të ulëta ndaj meje si deputete dhe Partisë Demokratike të Kosovës”, tha ajo para gazetarëve.
“Nëse do të ketë drejtësi konsideroj se gjykata do të vendos në favorin tim sepse gjuajtja me ujë vjen pas akuzua të rënda të ministrit dhe formë proteste ndaj shpifjeve”, ka shtuar Musliu.
Ua kujtojmë se javë më parë, Peci e Musliu u përplasën gjatë një raportimi të ministrit para Komisionit për Bujqësi. Madje situata eskaloi deri aty sa deputetja i hodhi ujë ministrit.
Por sot ajo tha se: “Zotëri Peci ka gënjyer rreth 1 mijë bujq të cilët kanë aplikuar për grante në Ministri të Bujqësisë. Ai ka anuluar thirrjen, gjë që kur bëhet një anulim i një thirrjeje publike, duhet edhe shpallja të bëhet publike.”
Musliu e ka justifikuar veprimin e saj, duke thënë se ka qenë e nxitur nga deklaratat e pabaza të ministrit./FolDrejt/