Të premten ne kuvend u mbajt seancë parlamentare për diskutim rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi qetë.
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës hodhën akuza në drejtim të njëri tjetrit.
Haradinaj e quajti Kurtin mashtrues, derisa ky i fundit i përmendi Haradinajt demarkacionin dhe 200 hektar tokë që sipas tij ky i privatizoi.
Në debatin me tone të ashpërta u përfshi edhe Mimoza Kusari-Lila e LVV e Enver Hoxhaj i PDK-së.
Hoxhaj i tha Kusari-Lila se për temën e dialogut foli palidhje.
Për këtë reagoi shefja e grupit parlamentar të LVV e cila deklaroi se për këtë vlerësojnë qytetarët që e votuan.