Duket se mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite rreth politikave të jashtme të Lindjes së Mesme, kanë shkaktuar një përplasje tjetër, tashmë në fushën religjioze, konkretisht të haxhit, shkruan Sabah, përcjell foldrejt.com.
Kryerja e haxhit është kushti i pestë i islamit dhe sipas kushteve të vendosura nga Arabia Saudite, për çdo shtet që ka një milion muslimanë duhet të shpërndajë 10 mijë viza.
Nga myftinia turke bëhet me dije se janë të rrejshme lajmet për ndalimin e pelegrinëve turk në Mekë dhe Medinë në intervalin kohor 2020 dhe 2022, por ata diskutojnë që të rritet numri i vizave të haxhit për shtetin turk.
Turqisë çdo vit i lejohet 80 mijë haxhillerë të vizitojnë Qaben, kurse tashmë ka një rritje të popullatës prej 83.5 milionë banorëve, dhe sipas përllogaritjeve të vetë Arabisë Saudite duhet të shtohen 3,500 viza tjera për turqit./Foldrejt.com