4 të burgosurve u është prerë koka gjatë një përleshjeje mes grupeve kriminale rivale në një burg në Guatemalë. Lajmin e bëri të ditur policia vendase.
Mësohet se burgosurit e grupit kriminal ‘Mara Salvatrucha and Barrio 18 gangs’ u përleshën me grupin rival për tregtinë e drogës. Burgu 200 km larg kryqytetit të Guatemalës ka më shumë se 2000 të burgosur.
Rreth 500 policë ishin vendosur për të marrë kontrollin e burgut, tha zëdhënësi i policisë kombëtare, Jorge Aguilar.
”Deri në këto momente kemi informacione për 4 të vdekur. Sipas informacioneve paraprake thuhet se atyre u është prerë koka”- tha zëdhënësi i policisë. “Policia dyshon se trazirat u përhapën kur një anëtar i një grupi kriminal sulmoi një rival në shenjë hakmarrjeje për trazirat e ndodhura së fundmi”- shtoi Aguilar.