Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Përplasje mes politikanësh për marrëdhëniet Kosovë – Serbi

6 vjet më parë
in KOSOVË, LAJME, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, polemizoi të shtunën në distancë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Tarifat ndaj mallrave serbe kanë pezulluar bisedimet me Serbinë, ndërsa kërkesa amerikane për pezullimin e tyre, ka thelluar dallimet politike në Kosovë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Presidenti Thaçi tha të shtunën gjatë një vizite në Prizren se Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç ruajtjes, kultivimit dhe respektimit të këshillave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Derisa dikush mund të ketë hezitim sa i përket mosrespektimit të këtyre këshillave pyetja te qytetarët e Kosovës si popullata më pro amerikane, është se me kënd duhet të bashkëpunojmë dhe cilat këshilla të respektohen?. Respektimi i këshillave nga ana jonë thekson qartë drejtimin tonë të drejtë si vend dhe shoqëri dhe thekson qartë anën e drejtë të historisë që e kemi. Përndryshe çdo qasje ndryshe, çdo mos dëgjim apo kryeneçësi, është ana e kundërt dhe e gabuar e historisë të cilën populli i Kosovës nuk do ta përcjellë në asnjë rrethanë”,tha presidenti Thaçi.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një veprimtari të partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në komunën e Deçanit, në Kosovën perëndimore, presidentin Thaçi dhe njerëzit përreth tij për krijimin e përçarjes në vend. Ai ju referua kësisoj shqetësimeve të ngritura nga mundësia e largimit të trupave amerikane si ndëshkim për mos heqjen e tarifave ndaj Serbisë.

Dëshirojmë më mbet Amerika në Kosovë, në KFOR, me mbet NATO këtu, Bondsteel-i dhe jo vetëm kaq. Ushtari i Amerikës ku të është, nuk ka nevojë hiç për Bondsteel, Çdo shtëpi e Kosovës është shtëpia e tij, pra janë në shtëpi të vet dhe ne si Kosovë gjithmonë do ta mbrojmë këtë marrëdhënie. Ju siguroj që asnjë veprim i yni, pra i Kosovës nuk do ta prish këtë marrëdhënie. Janë prej Kosove që po shkojnë e po ju thonë nëse e thuani këtë do ta heq tarifën, është shkruar në Prishtinë ka shkuar në Washington dhe është kthyer prapë në Prishtinë. Ambasadorja jonë Vlora Çitaku nuk është e Kosovës por ambasadore e Hashim Thaçit, nuk e përfaqëson Kosovën fatkeqësisht. Janë një rrjet i këtij vendi që po na marrin në qafë, që po na shkaktojnë përçarje pastaj”,tha kryeministri Haradinaj.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, tha mes tjerash në një postim në rrjetin facebook se nuk është fajtore që në Kosovë nuk ka konsensus politik për tema të rëndësishme. “Por kurrë në jetën time nuk kam dhënë këshilla dashakëqija dhe kurrë në jetë nuk kam folur jashtë mandatit tim. Asnjëherë nuk kam dërguar informacione kontradiktore apo të selektuara”, shkroi ajo në letër më të gjatë.

Idetë e ndryshme për mënyrën e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë duke përfshirë edhe ndryshimet e kufijve ka nxitur shume debate në Kosovë që janë thelluar ditëve të fundit.

Kryeministri Haradinaj tha se askush nuk do të mund të çojë përpara planet e tij në emër të siç tha termave të ndryshëm për kufijtë e Kosovës.

“Nuk mundet më dikush të na e luaj lojën në emër të korrigjimit, demarkimit dhe as ndërrimit të territoreve dhe as të ndarjes. Vija kufitare me Serbinë nëse bëhet fjalë për korrigjim të lehtë mund të jetë jo i lehtë. I bëj thirrje presidentit tonë zotit Thaçi që të mos mendojë se e mashtron më Kosovën as me korrigjim të lehtë. Shënimi i kufirit në mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes, kufiri ekziston, policia jonë e patrullon”,tha ai.

Por, presidenti Hashim Thaçi, hodhi poshtë çdo ide të shkëmbimit të territoreve apo ndarjes së territorit të vendit.

“Korrigjimi i kufirit, po, me një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës dhe me përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Kjo aspiratë e imja tejkalon kornizat kushtetuese por për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Kosovë natyrisht do të punoj për të ndryshuar kushtetutën me të gjitha partitë politike, në një debat me shoqërinë civile me mediat dhe qytetarët e Kosovës. Ndryshimi i kushtetutës nuk është fundi i botës edhe sa kam qenë kryeministër i vendit e kemi ndryshuar kushtetutën dhe kjo është një aspiratë legjitime dhe e drejtë historike për Kosovën”,tha presidenti Thaçi.

Mediet serbe cituan ndërkaq ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matheë Palmer të ketë thënë në Greqi se ka një keqkuptim të qëndrimit amerikan për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në bisedimet ndërmjet Serbisë e Kosovës, nuk do të flitet se a do të ketë apo jo ndryshim kufijsh, por për njohje. Serbia duhet ta njohe Kosovën si shtet të pavarur e sovran, ndërsa të njëjtën duhet ta bëjë edhe Kosova”, citohet të ketë thënë zoti Palmer gjatë një debati në Forumin Ekonomik te Delfit, ku ka ritheksuar kërkesën për pezullimin e tarifave të Kosovës ndaj Serbisë.

Në Beograd, ndërkaq, presidenti serb, tha se zhvillimet e fundit dëshmojnë se një marrëveshje me Kosovën është mijëra vite drite larg.

“Disa kanë dashur që të mos respektohet Marrëveshja e Brukselit, pastaj i vendosën tarifat, pastaj dëgjuam se të udhëheqësit e Kosovës janë kundër vënies së kufirit (ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve) dhe ata kështu duan të thonë se politika e tyre është që vetëm e gjithë Kosova mund të jetë e pavarur”, i tha ai televizionit shtetëror serb.

Ai ritheksoi kërkesën e tij drejtuar serbëve të Kosovës që të mos behën pjesë e ushtrisë së saj, “qëllimi është dëbimi i serbëve nga Kosova”.

Por, kryeministri Haradinaj tha të shtunën se “ushtria e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj, prandaj kurrë nuk do të rrezikohet veriu i vendit, e as serbët në atë zonë”, tha ai. “Veriu është i yni, nuk mund ta sulmojmë”./zeriamerikes.com

Tags: Dialogu Kosove-SerbiEvropaHaradinajKosove-SerbiMarveshja Kosove-SerbiThaciUSA
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Tuzi frymon shqip

Lajmi tjetër

Sfidë e hapur ndaj Opozitës, Rama shfaqet krah Dakos në Durrës për zgjedhjet lokale

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM