Në aksidentin ku një tramvaj dhe një autobus u përplasën në lagjen Eyupsultan të Stambollit, 19 persona mbetën të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë.
Pas aksidentit në vendngjarje janë nisur një numër i madh mjetesh mjekësore, policore dhe zjarrfikëse.
Pas përplasjes tramvaji ka dalë nga shinat dhe autobusi ka përplasur një automjet tjetër në rrugë. Të plagosurit janë transportuar në spital me autoambulancë.
Vazhdon puna për largimin e autobusit duke përdorur një vinç dhe një kamion tërheqës.
Selahatin Sahin, i cili punon në një parking aty pranë, tha se pa tramvajin që e preu autobusin përgjysmë.
Një nga dëshmitarët okularë të aksidentit, Melih Kartal, tha se u dëgjua një goditje e fortë dhe se ata dolën jashtë duke menduar se ishte një tërmet, transmeton Fol Drejt.