Në kohën kur funksionarët e lartë të BDI paralajmëruan hapjen e kufijve mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, një goditje erdhi nga partnerët e koalicionit SDSM, të cilët po bllokojnë akoma hapjen e kufinjve pa teste.
Zëvëndëskryeministri i parë Artan Grui në vazhdën e bisedimeve për hapjen e kufijve me Kosovën dhe vendet e rajonit tha se askush në Qeveri nuk po e pengon hapjen e kufijve por se po shohin mundësin e hapjes së kufijve bashkërisht me të gjitha vendet e rajonit dhe se shpreson se dy mbledhjet e ardhshme të Qeverisë të sillet vendim për kufijtë.
-Askush formalisht nuk po e pengon në Qeveri por po shohim mundësinë se si të gjitha palët duke përfshirë edhe ekspertët, epidemiologet dhe Institutet e Shëndetit Publik të vendeve të rajonit të jemi në një vijë që bashkërisht t’i hapim kufijtë. Ka vullnet politik për ti hapur kufijtë,- shtoi Grubi.
Grubi tha se është e palogjikshme mbajta e mbyllur e kufijve me Kosovën dhe vendet e rajonit.
-Nuk shoh arsye të logjikshme për t’i pasur kufijtë e mbyllur dhe kërkova që ta adresojmë këtë çështje, z.Zaev ishte afirmativ ndërsa u vendos që brenda kësaj javë ta shqyrtojmë mundësinë rreth hapjes së kufijve,-deklaroi Grubi.
Shpresojmë që kufiri me Kosovën të hapet sa më parë, pasi është vërtet e pakuptueshme kur kufiri mes Shqipërisë është i hapur për të dyja vendet, kurse mes veti qëndron i mbyllur./Foldrejt.com