Maximo Perrone, i transferuar në Manchester City në afatin e janarit, ka thënë se nuk ka vend më të mirë se klubi nga Manchesteri për t’u zhvillur si futbollist, raporton Fabrizio Romano, përcjell Fol Drejt.
“Maximo Perrone për tarifën prej 9 milionë eurosh të investuar nga City për nënshkrimin e tij në janar: “Nuk ka vend më të mirë se Man City. Çdo gjë që thotë Pep do të më ndihmojë. Unë jam këtu për t’u rritur””, shkroi Romano në Facebook
Perrone ka shtuar se i pëlqen stili i futbollit të Cityt dhe se ai e përkufizon veten si një lojtar që i pëlqen të ketë topin dhe që të kënaqet duke pasuar. /FolDrejt/