Disa prej njerëzve mund ta pëlqejnë kafen pa qumësht.
Por shkencëtarët tashmë thonë se këta konsumatorë të kafes duhet të heqin dorë nga kjo ide, përcjell Fol Drejt.
Në teori, t’i hedhësh qumësht kafesë e bën atë dy herë më të mirë për konsumuesin. Kafeja është e mbushur me anti-oksidantë që quhen polifenole. Për këto të fundit është zbuluar se reduktojnë inflamacionin.
Inflamacioni është reagimi i trupit ndaj një kërcënimi si bakteret, toksinat madje edhe temperaturat ekstreme. Por inflamacioni kronik rrit rrezikun për diabet, sëmundjet e zemrës, kancer dhe artritin reumatologjik.
Kërkimi i ri sugjeron që konsumimi i produkteve të pasura me polifenole me ato që janë të pasura me shumë aminoacide, siç është qumështi, i bëjnë antioksidantët edhe më shumë efektivë në reduktimin e inflamacionit.
Shumë pak studime kanë parë se çfarë ndodh kur polifenolet kombinohen me të tjera molekula në ushqime, siç janë aminoacidet. Polifenolet gjenden edhe në fruta, zarzavate, e çaj.
Për të studiuar këtë gjë, kërkuesit nga Universiteti i Kopenhagenit aplikuan inflamacionin artificial në qelizat imune. Disa prej qelizave morën doza të ndryshme polifenoli që kishin reaguar ndaj një aminoacidi (duke reflektuar në këtë mënyrë kafen me qumështin), ndërsa të tjera morën doza polifenoli në të njëjtën dozë (duke pasqyruar kështu kafen shqeto).
Studimi zbuloi se qelizat imune të trajtuara me këtë kombinim ishin dy herë më efektive në ‘luftimin’ e inflamacionit, krahasuar me qelizat ku u shtuan vetëm polifenole.
“Një kombinim i proteinave dhe anti-oksidantëve dyfishon vetitë anti-inflamatore në qelizat imune”, thanë kërkuesit në studimin e tyre.
Gjetjet sugjerojnë që kafja me qumësht ka një efekt anti-inflamator. Qumështi është i pasur me proteina dhe përmban 9 aminoacide të rëndësishme që nevojiten nga njerëzit./FolDrejt/