Fol Drejt
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Përse i ka “zgjatur gishtat” Rusia në fushatën e zgjedhjeve në Itali?

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Gianluca Di Feo

Një mendim i shkëlqyer. Për Kremlinin krijimi në Itali i një qeverie më pak të ashpër ndaj Rusisë, është më shumë sesa thjesht një dëshirë. Ajo përfaqëson një objektiv strategjik për t’i dhënë fund izolimit të saj ndërkombëtar të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës.

Siç ka ndodhur prej muajsh, ish-presidenti dhe ish-kryeministri rus Dimitri Medvedev po u bën jehonë projekteve të skifterëve të politikës italiane. Mario Dragi rezultoi të ishte një surprizë e hidhur për Moskën, e cila i dha Italisë një shtysë të fortë atlantiste dhe u pozicionua në krahun e linjës së ashpër evropiane ndaj Moskë dhe në mbështetje të Kievit.

Ekzistenca në Romë e një qeverie shumë më pak armiqësore, mund t’i ofrojë Rusisë mundësinë për të krijuar një të çarë vdekjeprurëse tek kompaktësia aktuale e BE-së. Dhe nga këndvështrimi i Kremlinit, koalicioni i qendrës së djathtë ofron kredencialet perfekte.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Silvio Berluskoni mbetet i vetmi njeri në Itali që e cilëson Vladimir Putin një mik personal, një parakusht ky themelor për çdo marrëdhënie politike. Po ashtu, “Il Cavaliere” krenohet me marrëdhëniet e mira që ruan me SHBA-në, dhe në veçanti me figurat e vjetra republikane të epokës së Bush.

Por marrëdhënia me Carin e ri të Rusisë ka qenë gjithmonë e thellë, dhe përfshin festat private në vilat e tij luksoze dhe disa biznese mbi të cilat nuk ka shumë informacion. Pasi udhëheqësi i Forza Italia të rikthehet në qeveri, ai mund të jetë bashkëbiseduesi ideal për ambicien më të rëndësishme të Moskës: organizimin e një konference ku të ripërcaktohet ekuilibri i sigurisë në Evropë, duke e njohur rolin e Rusisë si një fuqi e madhe.

Me gjithë përpjekjet e tij, Mateo Salvini nuk arriti asnjëherë të ndërtojë një dialog të drejtpërdrejtë me Putinin. Megjithatë, dihet përkushtimi i tij ndaj kësaj kauze, nga binjakëzimi i Legës me partinë Rusia e Bashkuar, tek udhëtimi në Krimenë e pushtuar me bluzën famëkeqe me fytyrën e Putinit, dhe deri tek negociatat e errëta të Xhanluka Savoinit për të diskutuar financimin për hotelin Metropol.

Takimet e fundit me ambasadorin rus në Itali, Sergej Razov për të hyrë në një negociatë paqësore së bashku me avokatin Antonio Kapuano, nuk mund të konfirmojnë vetëm predispozitën “dashamirëse” të sekretarit të Legës së Veriut ndaj kërkesave ruse.

Moska e ka më të vështirë të deshifrojë Xhorxhia Melonin, vokacioni atlantik i së cilës duket i vërtetë dhe i rrënjosur, dhe pa asnjë tundim të mëparshëm drejt Lindjes. Por në Kremlin mbajnë shumë shpresa tek zgjedhjet parlamentare të vjeshtës në Itali, kur efekti i krizës ekonomike do ta bëjë më të vështirë ruajtjen e besimit me sanksionet, dhe kur çmimi i gazit do të ketë një ndikim vendimtar në ecurinë e qeverive evropiane.

Cilido që do të jetë drejtues në Palazzo Chigi, do të duhet të përballet me perspektivën e ngjallur nga Medvedev mbi “shtëpitë e ftohta dhe frigoriferët bosh”. Joshja nga energjia e lira, mund të pritet me një qasje të ndryshme nga një ekzekutiv populist.

Ajo çfarë shpresojnë rusët është që Meloni mund të imitojë nesër aleatin e tij, liderin hungarez Viktor Orban, të cilit vazhdojnë t’i japin furnizime gazi shtesë, dhe që ka treguar kokëfortësi në mos-bashkimin e vendit të tij me sanksionet e vendosura nga Brukseli përkundrejt Moskës.

Vëmendja ndaj Italisë nuk është e izoluar, por është një prioritet. Situata në fushën e betejës në Ukrainë e ka bindur Moskën se fitorja nuk mund të arrihet pa ngadalësuar dërgesat e armëve perëndimore në Kiev. Në një luftë rrënuese, suksesi vjen vetëm me rënien e kundërshtarit.

Por ky mbetet një synim i pamundur në rast se vazhdon dërgimi i sistemeve luftarake perëndimore me cilësi dhe sasi të paparë. Prandaj Moska po i përqendron manovrat e saj në Evropë, me mjete të mira dhe të këqij, duke përdorur furnizimet me gaz për të shantazhuar Gjermaninë. Duke hedhur në erë magazinat e kompanive bullgare që eksportojnë armë në Kiev. Duke nxitur të reagojnë aleatët e saj serbë në Bosnje dhe Kosovë.

Dëbon trupat evropiane nga Mali; vendos trupa në Sudan; vë në pikëpyetje prodhimin e naftës dhe kontrollin e emigracionit të paligjshëm nga Libia. Edhe operacionet e flotës ruse të vendosur në Mesdhe, të cilat shkuan deri në bllokimin e Adriatikut, synojnë të transmetojnë kërcënimin nga një pasiguri që po gjallon në kufijtë e Bashkimit Evropian.

Mjafton të shohësh një hartë për të kuptuar se si Italia është pika kryesore e këtij komploti. Pasja e një bashkëbiseduesi në Romë, mund t’i ofrojë Putinit çelësin për të përmbysur situatën në Ukrainë. Dhe duhet besuar se Kremlini nuk do t’i kursejë burime për të arritur rezultatin e dëshiruar. Loja sapo ka filluar, me siguri: ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 25 shtatorit në Itali është jetik për interesat e Rusisë. / “La Repubblica” – Bota.al

Tags: FitoreItaliaRusiaZgjedhjet
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Clubb Brugge bëri lojë, ju tregoj të vërtetën – thotë Muriqi

Lajmi tjetër

Viti i ri shkollor fillon me abetaren e përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM