Okulistët thonë se sytë e njeriut nuk janë imunë ndaj lodhjes. Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë.
Sytë e njeriut kanë tre grupime muskujsh. Secili prej tyre punon fort, sidomos kur ne lexojmë ose përdorim kompjuterin për një kohë të gjatë, por edhe faktorë të tjerë që do i mësoni më poshtë. Përdorimi dhe sforcimi i muskujve nxit lodhjen dhe dobësimin e shikimit.
Simptomat e Lodhjes së Syve
Disa prej simptomave më të zakonshme të lodhjes së syve janë:
• Djegie, kruarje dhe dhimbje të syve
• Lotim ose tharje e syve
• Shikim i mjegulluar
• Dhimbje koke,
• Dhimbje të shpatullave, shpinës dhe qafës.
• Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës
• Vështirësi në përqendrim
• Vështirësi në hapjen e syve.
Shkaktarët Kryesorë të Lodhjes së Syve
Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj të lodhjes së syve janë:
• Përdorimi i pajisjeve dixhitale,
• Leximi afat-gjatë dhe i tepruar e pa pushim
• Udhëtimet e gjata me makinë që kërkojnë përqendrim maksimal,
• Ekspozimi ndaj dritës së fortë ose të zbehtë për një kohë të gjatë.
• Tharja e syrit,
• Stresi dhe lodhja
• Ekspozimi afat-gjatë ndaj ajrit të kondicionuar ose shumë të ngrohtë
Kompjuteri i lodh sytë më shumë se librat sepse:
Njerëzit kanë tendencën të pulisin më pak sytë dhe pulitja është thelbësore për lubrifikimin e syve
-Ekrani reflektohet
-Ekrani kërkon një pikëpamje të duhur
-Ekrani ka kontrast të ulët.
Faktorë të tjerë që përkeqësojnë problemin me sytë janë: ajri i ndotur, mënyra e gabuar e të qëndruarit në këmbë ose ulur por edhe ngulitja e syve në ekran për një kohë të gjatë. Lodhja e syve mund të jetë rraskapitëse dhe sfilitëse. Ajo nxit lodhjen fizike por edhe ndikon ndjeshëm tek aftësia e njeriut për tu përqendruar. Ekspertët rekomandojnë adresimin e problemit sa më parë duke bërë një vizitë tek okulisti dhe mos abuzuar me pajisjet dixhitale. /AgroWeb