Edhe në gjumë
Dhimbja që s’e harrojmë dot
Na pikon në zemër
Derisa në dëshpërim e sipër
Kundër vullnetit tonë
Vjen Urtësia
Nga Perëndia hir plotë
Eskili
“Po të vështrosh shumë thellë në ferr, – thotë Niçja, – ferri do të të vështrojë ty.” Natyra e luftës në kohën tonë është aq e tmerrshme sa që duhet hequr dorë nga ngasja e fillimit. Gjithsesi, ne duhet të gjejnë guximin për t’u përballur me ferrin. Lufta është një sëmundje, megjithëse mund të jetë një “sëmundje për vdekje” e njerëzimit. Asnjë epidemi vrastare nuk është mposhtur ndonjëherë duke iu shmangur ekspozimit, dhimbjes, rrezikut apo duke mos e pranuar bacilin. Arsyeja njerëzore dhe guximi kanë triumfuar shpesh, mandje edhe murtaja është kapërcyer; murtaja e zezë që bëri kërdinë në planetin tonë në shekujt e shkuar sot nuk është veçse një kujtim i largët.
Agresioni mund të jetë i lindur kurse lufta është sjellje e mësuar dhe si e tillë mund të çmësohet dhe përfundimisht të flaket. Njerëzit kanë mposhtur zakone të tjera që një herë e një kohë dukeshin të pamposhtshëm. Përshembull, gjatë Epokës Akullnajore, kur njerëzit jetonin në grupe të vogla, të izoluar; incesti ishte plotësisht i pranueshëm, ndërsa sot ai pothuajse kudo është tabu. Kanibalizmi është një rast edhe më dramatik. Mijëra vjet më parë qeniet njerëzore hanin njëra-tjetrën dhe pinin gjakun e njëri-tjetrit. Edhe kjo dikur ishte pjesë e “natyrës njerëzore”. Më pak se një shekull më parë, miliona amerikanë besonin se Perëndia kishte urdhëruar që njerëzit e bardhë të ishin të lirë, kurse zezakët të ishin skllevër. Megjithatë, skllavëria që dikur konsiderohej pjesë e natyrës njerëzore, u hoq sepse qeniet njerëzore treguan aftësinë për zhvillim. Zhvillimi ndoshta erdhi ngadalë, pas vuajtjesh të pafundme, por megjithatë erdhi. Natyra njerëzore ka ndryshuar. Ashtu si skllavëria dhe kanibalizmi, edhe lufta mund të zhduket nga arsenali i tmerreve të njerëzimit. Gjithsesi duke se njerëzit heqin dorë nga zakonet e tyre të këqija vetëm kur katastrofa troket në derë. Vetëm intelekti nuk mjafton.
Kjo përmbledhje është marrur nga libri “Përse kombet shkojnë në luftë” i autorit John G. Stoessinger.
Përpunoi Fisnik N. Muça