Nëse mëngjesin e nisni me kafe, preferohet që ta nisi me makiato.
Sipas një studimi nga Universiteti i Kopenhagës, është shumë e dobishme për organizmin e njeriut, përcjell Fol Drejt.
Kjo pije përmban proteina dhe antioksidantë, një kombinim që rrit vetitë anti-inflamatore në qelizat imune të trupit të njeriut.
Inflamacioni është përgjigjja fizike që trupi jep kur vendos qelizat e bardha të gjakut dhe lloje të tjera kimikatesh për t’u mbrojtur nga bakteret, viruset ose substanca të tjera të huaja.
Antioksidantët ndihmojnë në reduktimin e stresit oksidativ që shkakton inflamacion në trup. Këta antioksidantë, të quajtur edhe polifenole, janë të pranishëm te njerëzit, si dhe te frutat e perimet. Dhe, pavarësisht përfitimeve të tyre, ato janë studiuar pak./FolDrejt/