Sulmet e Izraelit ndaj popullsisë civile në Gaza, kanë marr përmasa gjenocidi, ka shkruar së voni analisti i njohur Shkëlzen Gashi, ndërsa ka shprehur habinë se pse Kryeministri Albin Kurti, nuk po e thotë asnjë fjalë për këtë, transmeton Fol Drejt.
“Kryeministri i Kosovës me të drejtë e dënoi sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit, por pse s’po e thotë as edhe një fjalë për sulmet me përmasa gjenocidi që Izraeli po kryen ndaj palestinezëve në Gaza?” – ka shkruar ai.
Ua kujtojmë se Kryeministri Kurti, me të filluar lufta Izrael – Hamas dhe pas sulmit të befasishëm të këtyre të fundit, tha se qëndron “ne aleatët tanë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve.”
Ky qëndrim i kryeministrit ka ngjallur jo pak pezëm e revoltë te pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës, të cilët konsiderojnë se gjenocidi ndaj civilëve, nuk duhet të justifikohet, pavarësisht se nga kush kryhet./FolDrejt/