Alicia Kearns edhe një herë ka reaguar për sa u përket zhvillimeve të fundit rreth çështjes Kosovë – Serbi, shkruan Fol Drejt.
Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Kearns, ka shtruar një pyetje retorike në adresë të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, duke i pyetur se pse po kërkojnë të rrënjosin një territorialitet entik në Kosovë.
E gjithë ky reagim i diplomates britanike erdhi si rezultuar i një komenti që kishte bërë Jakub Bielamowicz, njohës i zhvillimeve politike për Ballkanin Perëndimor, që tha se letra e përbashkët e zyrtarëve të Italisë, Gjermanisë e Francës, që i kërkon Kosovës ta themelojë Asociacionin “plotësisht dhe pakushte”, është presion për ndarjen de facto.
Why are @ABaerbock, @MinColonna and @Antonio_Tajani seeking to entrench ethno-territorialism in Kosovo? https://t.co/W5D4PqWLbV
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) February 26, 2023
Kryetarja britanike e Komisionit për Politikë të Jashtme ka deklaruar javë më parë se Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e “Republikës Srpska” në Kosovë.
Takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, i cili pritet të ndodh gjatë pasdites, ka zgjuar vëmendje të madhe, jo vetëm në Kosovë, por edhe Ballkan e botë./FolDrejt/