Emmanuel Macron refuzoi kërkesën e Kremlinit për të bërë një test anti-covid kur mbërriti në Rusi gjatë kësaj jave për të takuar presidentin Vladimir Putin, dhe për këtë arsye qëndruan disa metra larg-tjetrit.
Të gjithë u mahnitën nga fotot Macron dhe Putin të ulur në skajet e kundërta të tryezës 4 metra të gjatë për të diskutuar krizën e Ukrainës të hënën, me disa diplomatë dhe të tjerë që sugjeronin se Putin kishte dashur të dërgonte një mesazh diplomatik.
Sipas burimeve, Macron duhej të bënte një test PCR nëse dëshironte ti afrohej Putinit, por ai refuzoi kështu që të dy liderët mbajtën një distancë prej disa metrash që u komentua shumë në rrjetet sociale.
Sipas mediave, Macron refuzoi të bënte tamponin në mënyrë që ”ADN-ja e presidentit të mos përfundonte në duart e rusëve”./abcnews.al