Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Përse Putini ka dashur prej kohësh ta destabilizonte Perëndimin?

Historia e gjatë e ndikimit të Vladimir Putinit për ta destabilizuar Perëndimin

3 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Rusia e Putinit përdor fondet. Por instrumentet e saj të ndikimit janë mbi të gjitha të tjerat.

I njëjti zyrtar i lartë i administratës së Xho Bajden, që në një video-konferencë raportoi se inteligjenca amerikane ka zbuluar të paktën 300 milionë dollarë transferta sekrete për partitë politike, drejtuesit dhe politikanët e huaj në 24 vende që nga viti 2014, shtoi se Shtetet e Bashkuara, presin një përdorim në rritje të mjeteve të ndikimit të fshehtë nga rusët gjatë muajve të ardhshëm.

Kjo fushatë synon të sabotojë sanksionet ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë, si dhe për të ruajtur ndikimin e Rusisë në botë. Kur flitet mbi operacionet, për të cilat Kremliniështë akuzuar në të kaluarën për ndikim në politikën e jashtme, si për shembull me Brexit, zgjedhjen e Donald Trump president, protestat e separatistëve në rajonin e Katalonjës në Spanjë, humbjen e referendumit të Mateo Rencit në Itali, propagandës kundër vaksinave apo presion ndaj presidentit italian Serxho Matarela për të inkurajuar formimin e një qeverie më pro-ruse, referenca është në thelb për një punë të kryer në platformat e rrjeteve sociale.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Sidomos përmes një Agjencie të Kërkimeve në Internet me seli në Shën Petersburg, e cila ka fituar pseudonimin “fabrika e trolleve”, dhe financuesi i së cilës është Jevgeni Prigozhin.

I ashtuquajturi “Kuzhinieri i Putinit” ka krijuar edhe kompaninë private të mercenarëve “Vagner” që synon të përforcojë ndikimin e Rusisë në vende të ndryshme të botës.

Departamenti i Shtetit, ka deklaruar se ka dërguar dokumentacionin përkatës në ambasadat dhe konsullatat në vendet në fjalë. Por sipas shërbimeve amerikane, kjo shumë do të ishte vetëm maja e ajsbergut. Pra 300 milionë dollarët, janë vetëm një shumë minimale, dhe Moska ndoshta ka preferuar të transferojë fonde të tjera më në fshehtësi.

Në të nuk përmenden emra apo vende, por Departamenti i Shtetit thotë se mund t’i bëjë publike së shpejti. Është e paqartë nëse ka ndonjë problem me hetimin apo deshifrimin, apo nëse emrat lihen qëllimisht pezull për të mbajtur dikë nën presion. Por fakti që financimi nuk është mjeti kryesor i ndikimit të Putinit, u përmend që në vitin 2017 gjatë një aktiviteti në Romë nga politologu ukrainas Anton Shekovcov.

Një nga ekspertët kryesorë në marrëdhëniet midis Putinit dhe lëvizjeve populiste të së djathtës dhe të majtës, dhe autor i një libri mbi historinë e tërheqjes reciproke midis Rusisë sovjetike dhe post-sovjetike dhe fashizmit dhe radikalizmit krahu i djathtë, Shekovcovdeklaroi në atë kohë se “provat më të forta për financimin real nga Rusia kanë të bëjnë vetëm me një grupim të vogël të ekstremit të djathtë në Poloni, që nuk ka shumë ndikim”.

Në fakt, ishin edhe 9 milionë eurot që mori hua në vitin 2017 partia e Marin Lë Pen nga “First Czech Russian Bank”. E themeluar në vitin 1996, me kapital në Pragë dhe Moskë, e blerë në vitin 2002 nga “StroyTransGaz”, kompania ruse që ndërton gazsjellësit për “Gazprom”.

Më 20 prill, presidenti francez Emanuel Makron e sulmoi Lë Pen gjatë një debati elektoral dhe ajo u përgjigj: “Nëse u detyrova të shkoja jashtë vendit për një kredi, kjo ka ndodhur sepse asnjë bankë franceze nuk ka pranuar të ma japë atë. Unë jam një grua absolutisht e lirë”.

Por sipas hetimeve të mëvonshme nga “Le Monde” dhe “Mediapart”, Lë Pen u kishte kërkuar bankave ruse 40 milionë euro kredi. Më pas, në shkurt 2019, u zbulua historia e takimit të zhvilluar më 18 tetor 2018 në hotelin Metropol në Moskë, midis 3 italianëve dhe disa rusëve të paidentifikuar.

Ndër italianët ishte Xhanluka Savoini, një drejtues i LEGA, partia e së djathtës ekstreme, president i shoqatës Rusi-Lombardi, ish-zëdhënës i Mateo Salvinit, dhe një lobist i fortë i marrëdhënieve midis Rusisë dhe kësaj partie. Flitet se në atë takim pati negociata për shitjen e naftës.

Marrëveshja parashikonte një financim të fshehtë të fushatës elektorale të LEGA në kuadër të zgjedhjeve për në Parlamentin Evropian. Tre milionë tonë naftë do të bliheshin nga “ENI” për 1.5 miliardë dollarë, ndërsa 65 milionë dollarë nga kjo shumë do të kalonin në arkën e LEGA-s.

Një ditë më herët, më 17 tetor, po në Moskë, Ministri i Brendshëm i atëhershëm MateoSalvini kishte marrë pjesë në një takim të organizuar nga Confindustria në hotelin “Lotte”, ku mori pjesë edhe Savoini. Në fakt, shumë analistë thanë menjëherë se ishin të sigurt se takimi ishte mbikëqyrur nga shërbimet ruse, pasi hoteli Metropol është dukshëm nën kontrollin e rreptë të FSB-së.

Në realitet, një marrëdhënie organike midis LEGA-s dhe regjimit të Putinit, ekziston në formën e një pakti bashkëpunimi me partinë Putiniane Rusia e Bashkuar. I nënshkruar në Moskë më 6 mars 2017, ai skadoi më 6 mars të këtij viti, por në mungesë të komunikimit u rinovua automatikisht deri më 6 mars 2027.

Siç kujtonte gjithmonë Shevkocov, në atë kohë LEGA votoi sistematikisht pozicionet pro Putinit në Evropë. Në Parlamentin Evrpian kjo parti u inkuadrua brenda një grupi në të cilin ai është pjesë e një bërthame të fortë pro-Kremlinit, së bashku me partinë e Marin Le Pen dhe Partinë e Lirisë (FPÖ) nga Austria.

Nga kjo e fundit mund të kujtojmë sesi më 18 maj 2019 Hajnc –Kristian Strahe dha dorëheqjen si kreu i partisë, si zëvendëskancelar dhe Ministër i Shërbimit Civil dhe Sportit, pas publikimit nga gazetat “Suddeutsche Zeitung” dhe “Der Spiegel”, të një videoje të xhiruar në vitin 2017 në Ibiza, ku ai pranonte oferta ryshfeti nga e vetëquajtura mbesa e një oligarku rus, që ishte në fakt një gazetare investigative.

Tek kjo aleancë përfshihet “Alternativën für Deutschland” (Afd). Një investigim i përbashkët i vitit 2019 nga “Spiegel”, “ZDF” dhe “BBC” mbi përpjekjet e Kremlinit për të ndikuar tek parlamentet e vendeve të BE-së në vitin 2017, u publikua një dokument mbi deputetin e AfdMarkus Fronmaher.

Sipas një raporti të inteligjencës së BE-së, ai u kishte kërkuar rusëve ndihmë për zgjdhjetparlamentare në Gjermani në vitin 2017, në këmbim të besnikërisë në politikën e jashtme. Po ashtu gjatë asaj fushate, 3 anëtarë të Afd shkuan në Moskë me bileta të paguara nga rusët.

Në fakt, muajt e fundit Afd-ja ka bërë një fushatë shumë të ashpër kundër sanksioneve, madje deri në atë pikë saqë kancelari Sholc e ka etiketuar atë si një “parti të Rusisë”. Pra ka dyshime për financime si dhe dëshmi për mbështetje. Në Itali, kjo ka të bëjnë jo vetëm me LEGA-n, por edhe me partinë Pesë Yjet dhe Forza Italia.

Në të kaluarën në listë ishin edhe Fratelli D’Italia të Xhorxhia Melonit, por tani duket se kjo parti e ka ndryshuar radikalisht linjën e saj. Gjithsesi të tria partitë e qendrës së djathtë u akuzuan gjatë një interviste nga ish-ambasadorin amerikan në NATO, Kurt Volker. “Simpatitë e LEGA-s dhe Berluskonit për Rusinë ishin të njohura. Por tani mendohet se edhe Vëllezërit Italianë mund të kenë marrë para nga rusët. “Ne e dimë prej vitesh që rusët shpenzojnë për të ndikuar në zgjedhjet në të gjithë Perëndimin. Ata kërkojnë të nxisin ndarjen në shoqëritë tona dhe midis vendeve tona. 300 milionë nuk është ndonjë shumë e madhe. Por ajo ka përmirësuar perspektivat e disa partive, si ajo e Lë Pen në Francë dhe Fratelli D’Italianë Italia”- tha ai. / “Linkiesta” – Bota.al

Tags: EvripaPerendimiPutiniRusia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Europa League: Roma zhgënjen sërish, Arsenali siguron kualifikimin

Lajmi tjetër

Zbulohet kamera më e madhe në botë (FOTO)

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM