Nga një gjimnast në podium, e deri te fëmijët e sëmurë në një spital për kancerin, rusët po solidarizohen me ushtrinë e tyre nëpërmjet një shkronje simbol. “Z” ka shpjegime të ndryshme për origjinën e saj dhe çfarë kuptimi ka, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Simboli “Z” fillimisht u vu në tanket ruse dhe automjetet e tjera ushtarake, por shpejt u përqafua edhe nga ata që janë pro pushtimit të Ukrainës, transmeton Fol Drejt.
Sa i përhapur është përdorimi i saj?
Sipas Sky News, vetëm të hënën u shfaqën dy raste të solidarizimit me ushtrinë ruse nëpërmjet këtij simboli.
Fëmijë të sëmurë nga disa sëmundje të pashërueshme në qytetin rus të Kazanit, u inkurajuan të qëndronin jashtë në dëborë me nënat e tyre për të formuar shkronjën “Z”, për të treguar mbështetje për pushtimin e Ukrainës. Kryetari i shoqatës bamirëse të kancerit që drejton bujtinën tha se ai përdori një dron për të bërë foton përpara se ta postonte në faqen e internetit të bujtinës.
Në anën tjetër, gjimnasti rus Ivan Kuliak do të hetohet nga organet drejtuese të sportit ndërkombëtar, pasi ai mbajti simbolin “Z” gjatë qëndrimit në podium pasi përfundoi i treti në disiplinën e paraleleve në një garë në Katar gjatë fundjavës. Rivali i tij ukrainas Illia Kovtun, i cili fitoi medaljen e artë, nuk dukej i impresionuar.
Për këtë ka pikëpamje të ndryshme.
Disa thonë se është “Z” nënkupton fjalën: За победу e cila shqiptohet “za pobedu”, që do të thotë “për fitore”. Të tjerët thonë se është për “Zapad” – Perëndim.
Shumë prej tyre kanë vënë re ngjashmërinë e saj me svastikën – simboli i përdorur nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore – duke e mbiquajtur “Svastika e Putinit”.
E ministria ruse e Mbrojtjes duket se ka konfirmuar versionin e parë. Në një postim të bërë në Instagram gjatë javës së kaluar, shihen tri fotografi të ushtarëve rusë – që mbanin shkronjën Z – pra “za pobedu”, “për fitore”. /FolDrejt/