Gjatë shtatzënisë ndodhin ndryshime edhe në lëkurë si pasojë e një stimulimi të madh që ndodh tek hormonet e gruas.
Në trupin e saj mund të shfaqen nishane që më parë nuk kanë qenë atje, njolla, puçrra dhe të tjera, përcjell Fol Drejt.
Rastet më të rrezikshme janë nishanet mishtore që mund të rriten sipër lëkurës, të cilat janë fibrioma dhe konsiderohen si një formë tumorale beninje që nuk degradon pothuajse asnjëherë në një formë malinje. Pavarësisht kësaj paraqet një problem pasi janë tepër të bezdisshëm. Zakonisht mund të shfaqen në gjoks dhe shkaktojnë kruajtje.
Si duhet të veprojmë në lidhje me nishanet që shfaqen në lëkurë? Nëse keni të bëni me një rritje mishtore duhet të flisni me mjekun, por nëse keni të bëni me disa nishane normale duhet të mbroni sa më shumë lëkurën tuaj nga dielli. Këtë mbrojtje duhet ta bëni me anën e një kremi me faktor të lartë si edhe duke i ekspozuar sa më pak në rrezet e tij./FolDrejt/