Gjatë ditës së sotme është raportuar se, disa automjete të blinduara të Policisë së Kosovës, janë nisur në drejtim të Jarinjës, shkruan Fol Drejt.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për çështje sigurie.
Të paktën kështu e ka cilësuar informacionin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Kemi informacion se disa çiklistë kanë me ardhë nga Serbia dhe për çështje të sigurisë i kemi dërguar policët tanë atje”, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Ende nuk dihet nëse ka pasur ndonjë zhvillim konkret në këtë pjesë të Kosovës./FolDrejt/