Sipas Anadolu Agency, kolonët hebrenj të ekstremit të djathtë bastisën sot Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, sipas Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, transmeton Fol Drejt.
Më shumë se 340 hebrenj fanatikë hynë në zonën e Haram Al-Sharifit nën mbrojtjen e policisë izraelite në mëngjes.
Pas namazit të drekës, 86 kolonë hebrenj bastisën Mesxhid Al-Aksasë. Ata kryen rituale fetare në oborr gjatë bastisjes.
Yehudah Joshua Glick, ish-deputet i Partisë Likud, mori pjesë në bastisje i shoqëruar nga policia izraelite.
Grupet fanatike izraelite bënë thirrje për një bastisje në Mesxhid Al-Aksa me pretekstin e “përvjetorit të shkatërrimit të tempullit”, që ata pretendojnë se ka ndodhur në të kaluarën.
Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve të lashtë hebrenj.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap ky që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.