Policia izraelite bastisi Xhaminë Al-Aksa pas namazit të sabahut dhe më pas ajo u tërhoq nga kompleksi Aksa.
Policia izraelite filloi të marrë brenda të moshuarit dhe gratë të cilët kishin ardhur në Xhaminë Al-Aksa për namazin e xhumasë. Ndërkohë hyrja në Xhaminë Al-Aksa u ndalua në disa dyer për të rinjtë palestinezë.
Në dyert e Xhamisë Al-Aksa herë pas here ndodhën përleshje mes policisë izraelite dhe palestinezëve të mbledhur në dyert e Al-Aksës. Gjatë ngjarjeve të shënuara deri më tani thuhet se është arrestuar të paktën një palestinez, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Një grup të rinjsh palestinezë që u mblodhën në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor nën pushtim, hodhën gurë në pikën ku ndodhej policia izraelite e cila hyri brenda në Xhaminë Al-Aksa dhe ndërhyri ndaj personave brenda saj me plumba gome dhe bomba zëri.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze e cila ka ndërhyrë për trajtimin e të plagosurve, ka njoftuar se në ndërhyrjen e policisë izraelite u plagosën të paktën 31 palestinezë, ku 14 prej tyre kanë marrë trajtim në spital.
Po ashtu bëhet e ditur se është shuar zjarri pasi gjatë ngjarjeve një pemë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa u përshi nga flakët.
Pas ndërhyrjes me plumba gome dhe bomba zëri ndaj palestinezëve, policia izraelite u tërhoq jashtë dyerve të kompleksit të Xhamisë Al-Aksa.
Mijëra muslimanë e falën namazin e sabahut në Xhaminë Al-Aksa që ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim.
Forcat izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa pas namazit të sabahut të premten e 15 prillit duke ndërhyrë kundër palestinezëve me bomba zëri, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Në ngjarje janë plagosur 152 palestinezë ndërsa qindra të tjerë janë arrestuar. Ndërhyrja dhe forca e përdorur nga policia izraelite kundër të pranishmëve në Xhaminë Al-Aksa, shkaktoi reagime në arenën ndërkombëtare.