Nga Partia e Ashkalinjve për Integrim (PAI), sërish ka ardhur një reagim, pas paralajmërimit për prishje të koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Fol Drejt.
Resul Markeshi, i cili vjen nga ky subjekt, dhe i cili njëkohësisht është zëvendësministër në Ministrinë e Financave, i ka cilësuar si lajme dashakeqe dhe të pavërteta, duke e konfirmuar lidhjen e fortë me partinë në pushtet.
“Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme dashakeqëse, të cilat kinse Partia e Ashkalinjëve për Integrim, është larguar nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo nuk është e vërtetë aspak, përndryshe PAI dhe LVV, janë ne bashkëqeverisje dhe jemi shumë stabil”, ka shkruar Makreshi./FolDrejt/