Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) ka njoftuar se vullkani Etna në ishullin italian të Sicilisë ka shpërthyer sërish për herë të parë në vitin 2022.
Shpërthimi ndodhi brenda zonës së kraterit juglindor, duke shkaktuar re të lehta hiri. INGV njoftoi se vullkani u riaktivizua mbrëmë, duke lëshuar një valë të re hiri dhe tymi duke arritur kulmin e shpërthimit.
INGV raportoi se sot në mëngjes dridhjet vullkanike u rritën në përmasa mesatare, kurse rrjedha e lavës është ende aktive, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Mali Etna është vullkani më i madh dhe më aktiv në Evropë. Shpërthimet e tij të shpeshta shoqërohen shpesh me rrjedha të mëdha llave, por rrallë paraqesin rrezik për zonat e populluara.
Etna është një nga vullkanet me të dhënat më të gjata historike të shpërthimeve, që daton më shumë se 2.000 vjet më parë.