Vetëm në dy ditët e fundit raportohet për dy raste të vjedhjes së rëndë në fshatin Peran dhe Bajqine të Podujevës.
Policia gjatë ditës së djeshme kishte raportuar për rastin e parë, në të cilin janë vjedhur para e stoli ari, transmeton Fol Drejt.
Në raport thuhej:
Fsh. Peran, Podujevë, 05.04.2022 – 22:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga shtëpia e saj persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Njësiti policor është duke hetuar rastin.
Rasti tjetër është raportuar gjatë ditës së sotme vetëm në një fshat tjetër, në Bajqine të Podujevës.
Në raportin 24 orësh policia thekson:
“Fsh. Bajqine, Podujevë, 06.04.2022 – 21:27. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të pa njohur kanë deportuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar.”/FolDrejt/