Numri i rasteve, i cili ishte 52 në mes të qershorit, u rrit në 168. Rasti i parë i lisë së majmunit në Belgjikë u regjistrua më 19 maj.
Numri i rasteve të lisë së majmunit në Belgjikë brenda një muaji është rritur më shumë se tri herë, nga 52 në 168 raste të regjistruara, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik “Sciensano” në më pak se një muaj, numri i rasteve të lisë së majmunit në Belgjikë është trefishuar.
Numri i rasteve, i cili ishte 52 në mes të qershorit, u rrit në 168. Rasti i parë i lisë së majmunit në Belgjikë u regjistrua më 19 maj.
Në deklaratën e saj më 1 korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se rastet e lisë së majmunit në Evropë janë trefishuar në dy javët e fundit dhe numri i rasteve është rritur më së paku në 4.500.
– Virusi i lisë së majmunit
Lija e majmunit, një nga sëmundjet e rralla të shkaktuara nga një virus endemik, ndahet në dy lloje si specie e Kongos dhe Afrikës Perëndimore.
Virusi, i cili zakonisht transmetohet nga kafsha te njeriu dhe rrallë nga njeriu në njeri, mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe fshikëza kruarje në trup.
Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), janë regjistruar gjithsej 5.323 raste në 31 vende të botës./FolDrejt/