Lojtarët e Ajax-it nuk e njohin fitoren për gjashtë ndeshje radhazi dhe sipas mediave holandeze, ajo është përshkallëzuar në dhomën e zhveshjes së klubit të Amsterdamit.
Me largimin e Eric Ten Haag, i cili arriti sukses të jashtëzakonshëm me skuadrën e Ajax-it, pasardhësi i tij – Alfred Schreuder , po përpiqet të përsërisë suksesin e paraardhësit të tij.
Me barazimin ndaj Feyenoord-it të vendit të parë në xhiron e 17-të të Eredivisie holandeze, lojtarët e ‘kuqebardhe’, të cilët kanë mësuar nga sukseset e kaluara, e konsiderojnë Schreuderin si fajtorin kryesor për formën e tyre të keqe aktuale.
Sipas mediumit holandez De Telegraaf, lojtarët u pyetën nga psikologu i ekipit nëse mendonin se Schreuder ishte fajtori kryesor për dështimet e fundit dhe pothuajse të gjithë lojtarët votuan mosbesimin ndaj trajnerit 50-vjeçar. Më parë objektiv i revoltës së lojtarëve ishin trajnerët e ngarkuar me stërvitjen fizike dhe portierët.
Lojtarët e Ajax-it raportohet se kanë vendosur që trajneri të shkarkohet deri në fund të javës.
Kujtojmë se Ajax për shkak të formës së dobët aktualisht zë vetëm vendin e pestë në renditjen e ligës, transmeton Fol Drejt.