Një person ka raportuar në polici se në marketin e tij në rrugën “Naim Beka” në Ferizaj, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 200 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Njësitë policore deklarojnë se kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.