Të enjten rreth orës 13:00, policia ka ndaluar dy persona të cilët pa autorizim kanë ndërruar shenjat e trafikut në Leshak të Leposaviqit.
Sipas raportit ditor të Policisë, të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës se persona të panjohur (në magjistrale) janë duke i ndërruar shenjat e trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk kishin dokumentacionin e duhur për të kryer punime dhe nuk ishin të regjistruar si kompani në institucionet përkatëse të RKS-së. Të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti ndodhet në proces hetimor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.