Një rast i cilësuar nga policia si “Vjedhje e rëndë” ka ndodhur në komunën e Kaçanikut.
Atje dyshohet si disa persona të panjohur kanë çmontuar dhe kanë vjedhur disa kanaqe (pllaka) të binarëve të trenit, transmeton Fol Drejt.
“Linja hekurudhore Stagovë – Kaqanik i Vjetër 15.11.2022. Më 17.11.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur në linjën hekurudhore Stagovë –Kaçanik i Vjetër kanë çmontuar dhe vjedhur disa kanaqe (pllaka) që lidhin binarët në mes vete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore poashtu është njoftuar prokuroi i cili e ka cilësuar rastin dhe i njëjti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.